Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takon Hahn: Presim rekomandimin për çeljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar një video nga takimi me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.


Rama e quajti një takim shumë pozitiv.

Sipas kryeministrit, Shqipëria pret hapjen e negociatave.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë,” shkruan Rama në FB.

Please follow and like us: