Albspirit

Media/News/Publishing

Serbia kundër shqiptarëve katolikë të Luginës së Preshevës, pas viteve nëntëdhjetë

Skender Jashari*

Kalvari i shqiptarëve katolikë të Luginës së Preshevës, nuk është kalvar thjesht që kanë përjetuar besimtarët e një feje-besimi, kjo tejkalon atë është më i rëndë, ky kalvar është kumulim i kalvareve për Komb, Bindje politike dhe Besimit.

Fillimisht, jam kundërshtuar shpeshherë, sidomos nga fundamentalist islamikë (të dirigjuar nga Serbia, apo pa identitet të dalluar kombëtar), në lidhje me këtë. Këtë fe e kisha trashëguar si familje (përjashto një pjesë të familjes së gjerë që kthehej vazhdimisht në islam-shkaku i imponimit, por edhe interesit që i ofronte Perandoria Osmane e pas saj edhe Serbia), mirëpo unë e familja ime e ngushtë, këtë fe e mbanim nga shkaku i identifikimit dhe lidhjes me Gjergj Kastriotin (që ishte përcjellur si porosi e Gjergj Kastriotit, përmes kishës katolike të fshatit Rahovicë, në rastin e kthimit të Tij për në Krujë)! Në mua dhe familjen time të ngushtë, Feja e Shqiptarit-Gjergj Kastriotit ishte më shumë orientim politik-ushtarak-kulturor-civilizues drejt Europës-SHBA-së, sesa thjesht fe (besim të trashëguar që edhe të parët tonë e besuan)!

Por derisa mua dhe familjen time, na identifikuan si shqiptarë katolikë të vetëm (të dalur publikisht) në Luginë të Preshevës, e shumë të tjera familje mbetën ende të fshehta, më së miri mund ta rrëfejmë terrorin dhe terrorizmin e Serbisë. Tashmë e dimë të gjithë interesin politik, strategjik të Serbisë, që shqiptarët të lidhen, drejtohen nga vendet orientale-Orienti dhe të shkëputen nga Perëndimi-SHBA!

Terrori dhe terrorizmi i Serbisë, kundër shqiptarëve katolikë të Luginës së Preshevës, është rritur me shkaktimin e luftërave në ish-Jugosllavi, ku Serbia në vazhdimësi tentonte t’i implikonte shqiptarët si ekstremistë e terroristë islamikë! Madje siç del edhe në Marrëveshjet Jugosllavi-Turqi, por edhe në elaboratet dhe ligjet agrare të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene, autoritetet pushtuese serbe, planet e tyre ekspansioniste dhe shoveniste i fillonin në territoret kufitare Shqipëtare (ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës)! E njejta, ndodhi edhe pas viteve 1990:

⦁ ku autoritetet pushtuese serbe, filluan dërgimin në vendet arabe të “shqiptarëve” të Luginës së Preshevës, për të kry shkollimet teologjike vehabiste, duke instrumentalizu shumicën e hoxhallarëve tradicional, duke i përdorur bashkëpunëtorët e Serbisë; duke neutralizuar një pjesë të shqiptarëve me ideologji komuniste, dhe

⦁ Duke islamizu, izolu apo mbajtur edhe më fshehtë fenë katolike, shqiptarët katolikë të Luginës së Preshevës!

Serbia forcoi ndjenjën fetare islamike në Luginë të Preshevës( kryesisht përmes hoxhallarësh vehabistë, por edhe shumicës së hoxhallarëve tradicionalistë të Luginës së Preshevës), sidomos edhe përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë( jo të pakët në numër), të cilët tregoheshin shumë më fanatikë fetarë!

Derisa shqiptarët e besimit islam të Luginës së Preshevës, disa shkaku i verbërisë-indoktrinimit fetarë islamik, na cilësonin si armiqë më të mëdhej ne shqiptarëve katolikë sesa serbët ortodoksë (ende mund të dëgjohen raste të këtilla!). Por më shumë shkaku i frikës nga pushtuesi serb, ngurronin t’i përkrahnin shqiptarët katolikë të Luginës së Preshevës.

Shqiptarët ateistë-komunistë të Luginës së Preshevës, shkaku që nga ish-jugosllavia kishin marrë banesa, paga të mira por edhe benefite të tjera, apo gjoja bindjeve personale ateiste-komuniste, nuk përkrahnin shqiptarët katolikë të Luginës së Preshevës!

Pasiqë jam shqiptar katolik i Luginës së Preshevës, i njoh shumicën e bashkëvendasëve të mi, që janë shqiptarë katolikë të fshehtë, si në fshatin tim, por edhe në shumicën e vendbanimeve te tjera( fshatrave dhe qytetit)! Edhe pse Liria e Besimit propagandohet gjoja si e lejuar, e garantuar, e siguruar etj në mbarë botën, kjo absolutisht është e ndaluar në Luginë të Preshevës! Derisa shqiptarët katolikë të Luginës së Preshevës, të frikësuar deri në palcë, që në rast se do hetohen-kuptohet feja e tyre, do pësonin nga Serbia( frikë kjo edhe e trashëguar nga e kaluara), po ashtu do pësonin keq edhe nga “besimtarët fanatikë islamikë” (pra bashkëpunëtorët e Serbisë), por edhe të izoluar dhe mospërkrahur edhe nga shqiptarët e besimit islam!

Kalvari i shqiptarëve katolikë të Luginës së Preshevës, pas vitit 1990, filloi me përvetësimin e kishave katolike në shumicën e fshatrave, duke i kthyer ato në kisha ortodokse serbe apo duke i shkatërruar themelet e tyre (sidomos nga shqipfolës), krijimin e varrezave serbe dhe zhdukjen e varrezave të mbetura katolike!

Serbia përmes hoxhallarëve të dirigjuar prej saj (hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalistë), por edhe nga “besimtarë fanatikë”(që realisht i njihja si bashkëpunëtorë të Serbisë), aktivisht u angazhuan në konvertimin e shqiptarëve katolikë të Luginës së Preshevës, të cilët i kishin identifikuar si të tillë! Ngaqë familjen time e kishin identifikuar nga shkaku i paraardhësëve të mi, si familje “qafirësh”, në vazhdimësi, u shënjestruan familjarët si nga policia serbe, bashkëpunëtorët e Serbisë( si fanatikë fetarë!), por edhe duke i larguar dhe kërcënuar që mos t’na ofroheshin-shoqëroheshin as shqiptarët (katolikë dhe muslimanë) të Luginës së Preshevës.

Kërcënime drejtëpërdrejt dhe sidomos përmes telekomunikimeve; sulme fizike; fyerje të familjarëve në publik; fletarreste; ofrim punësh me paga të mira (oficerë të policisë multietnike=multiçetnike) e deri në vendosje në vende të ndryshme të botës (që mos të qëndronim në vendlindje); shpifje (gjoja kam ndërruar fe, gjoja jam agjent i Vatikanit, Tiranës, SHBA-së etj); arrestime; tentim tradhëtish dhe tradhëti edhe nga shqipfolës; rrahje dhe torturim nga autoritetet okupatore serbe; rrahje nga banda shqipfolësish; paraburgosje; plagosje dhe disa tentim vrasje( madje disa herë edhe në Republikë të Kosovës); demolim të dy shtëpive nga disa herë dhe djegëjen e shtëpive të tilla madje njërën duke e minuar dhe detonuar gjatë ditës( më 18.12.2014), e më pas duke ia hequr edhe themelet e gërmadhave të shtëpisë etj, të kryera nga policia, ushtria, xhandarmëria dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!

Bashkëpunëtorët e Serbisë(“ fanatikët islamikë”), si dhe hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalistë, të dirigjuar nga Serbia, por edhe shqipfolës islamikë që më shumë kanë identitetin fetar të theksuar sesa atë kombëtar, në vazhdimësi por sidomos pas Luftës së UÇPMB-së, çdo rast shfrytëzonin të merrnin merita për “udhëzimin në fenë islame” (për t’na kthyer në islam); duke na udhëzuar “dashamirësisht”; duke këshilluar; duke premtuar të mira (tokësore të ndryshme dhe të mira në parajsë); duke na tërhequr vërejtjen për pasoja; duke izoluar nga rrethi i gjerë familjar dhe shoqëria.

Por të njejtët aplikonin edhe: fyerje, kërcënime, sulme dhe izolime në jetën e përditëshme, në shkollë fillore dhe të mesme (derisa nuk ishim në Luftën e UÇPMB-së); linçim dhe trajtim dallues nga mësues (bashkëpunëtorë të Serbisë) në shkollë fillore; duke tentuar t’na fusnin në një grup të Agjentëve Islamikë të Serbisë që ishin kryesisht ish-luftëtarë të UÇPMB-së (grup ky i arrestuar në Republikë të Kosovës dhe e quajtur si agjentë të Serbisë edhe nga Qeveria) apo kreyrja e akteve terroriste islamike gjoja nën emër të Luftës për Liri kundër Serbisë etj. Kishte të tillë që para Luftës së Kosovës edhe kërcënonin (sidomos një hoxhë tradicionalist, i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë i fshatit Rahovicë).

Por sidomos një pjesë e familjes së gjerë, ka shumë përgjegjësi dhe fajësi, në vrasjen dhe vdekjen e disa gjyshërëve të mi, por edhe kundër meje dhe familjarëve të mi.

Fatin e ngjajshëm e përjetuan edhe ata pak shqiptarëve katolikë të Luginës që tentuan të publikojnë fenë e Gjergj Kastriotit (siç e quajmë në Luginë). Po ashtu u parandaluan madje edhe ngjajshëm përjetuan edhe shqiptarë që u rikthyen në fenë e Gjergj Kastriotit.

 

19.03.2018

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Please follow and like us: