BE financon internet pa pagesë në të gjithë Europën
Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe. “Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së, Mariya Gabriel. Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale. Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove