Vettingu në burgje, Gjonaj: Mbi 130 punonjës me rekorde penale
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se reforma në burgje do të konsistojë në hapin e parë të pastrimit të plotë të radhëve të punonjësve të këtij institucioni nga elementët e inkriminuar.
“Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht”, – ka shkruar Gjonaj në një postim në “Facebook”.
Në një skicë të publikuar prej saj, thuhet se mbi 130 punonjës të policisë së burgjeve rezultojnë me rekorde kriminale dhe bën me dije se do të largohen.
Po ashtu thuhet se, mbi 70 punonjës janë në papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës.
Sakaq bëhet me dije se në vetëm gjashtë muaj, 65 punonjës janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale dhe 49 punonjës të sistemit të burgjeve janë propozuar për masa administrative