Pozon toples pas fitores së Juventusit, rrëfehet Beniada Nishani: Jam e dashuruar, por ai është xheloz
Pamela Aliaj – Ajo është padyshim një nga vajzat më të lakuara në mediat rozë dhe kjo jo vetëm për shkak të lidhjes së saj të gjakut me ish-presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Beniada Nishani është gjithashtu një nga modelet shqiptare mjaft të njohura në Itali. Ajo ka qenë shpesh pjesë e kopertinave të revistave të suksesshme në Itali. Së fundmi ajo është bërë kryefjalë e mediave sportive të “Sport Mediaset”, ku shfaqet në foto duke veshur vetëm fanellën e Juventusit. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Beniada flet për eksperiencën e saj lidhur me modelingun me të brendshme ose nudo, si edhe faktin që së shpejti do ta shohim në një film të realizuar së fundmi.
Për çfarë do të hiqte dorë Beniada nga modelingu?
Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.
Prej kohësh ke nisur botën e modelingut. Me çfarë projekti jeni duke u marrë tani?
Në këtë moment, projekti im më i rëndësishëm është të çoj deri në fund rrugën e nisur lidhur me studimet për aktrim. Është një gjë shumë impenjative, që më merr shumë kohë për projektet e tjera.
Cila revistë ju ka propozuar për kopertinë? Sa ka qenë shifra më joshëse?
Si plan, pas filmit në të cilin mora pjesë, kam shumë propozime dhe bashkëpunime për të ardhmen. Mbase edhe revista “Play Boy”, do ta vlerësoj si mundësi së bashku me agjencinë time.
A ka të dashur Beniada? Nëse po, a është xheloz ai për profesionin tuaj?
Në këtë moment në jetën time është një person, i cili është xheloz për mua, aq sa jam edhe unë për të. Xhelozia përfaqëson interesin për personin. Pa të do të ishte e kotë. Por duhet kontrolluar pa e ekzagjeruar, në të kundërt do të preferoja të isha sërish ‘single’.
Cili është incidenti më i sikletshëm që ka ndodhur prapa kuintave të një ‘fotoshooting’?
Kam punuar gjithnjë me profesionistë të mëdhenj dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Por incidente të vogla ka në çdo punë, mjafton të dish t’i evitosh.
Për çfarë do të hiqte dorë Beniada nga modelingu?
Kjo karrierë që jam duke ndjekur ka një kohëzgjatje më të shkurtër se të tjerat, nuk zgjat gjithë jetën. E bukura e çdo projekti është evolimi. Mund të hiqja dorë nga kjo punë vetëm për një dashuri të madhe, vetëm nëse personi tjetër mund të ketë mundësi të investojë në projektet e tjera të mija. Në të kundërt, si mund të jetoj pa punuar?! Nëse me dashurinë paguhet qiraja dhe faturat, atëherë me shumë kënaqësi heq dorë. (Qesh) Unë jam për pavarësinë individuale. E rëndësishme është të respektojmë njëri-tjetrin. Duhet të pretendojmë gjithnjë nëse ia lejojmë vetes. “Bisogna pretendere se ce lo si può permettere”.
Së fundi, doja të nënvizoja artikullin e shkruar në “Sport Mediaset” lidhur me fotot e tua me bluzën e Juventusit. Jeni tifoze e çmendur e..?
Kam qenë gjithnjë e apasionuar pas futbollit dhe do të doja të mbështesja dhe unë Juventusin tim. Që në momentin që kam postuar fotot e para, u shënuan një numër i madh golash, njëri pas tjetrit. Uroj që të sjell pak fat.
Ju vijoni gjithashtu edhe shkollën për aktrim. A keni pasur propozime që të jeni pjesë e ndonjë filmi? erotik?
Po, siç thash edhe më parë, kam marrë pjesë në një film shumë të rëndësishëm, që do të dalë në kinema shumë shpejt. Erotik? Nuk më intereson aspak!
Në postimin e fundit të bërë në “Facebook” flisnit për ndryshime. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Ndryshimet janë simbol i rritjes. Do të më pëlqente të krijoja familje para se të mbushja 30 vjeç. (Qesh). Ku i dihet, të shohim.
Gjithashtu, më parë keni përmendur nëpër media të se do t’ju pëlqente të ishit pjesë e një ‘show’ të madh televiziv, siç është “Big Brother VIP Albania”. A dëshironi sërish të jeni pjesë e këtij formati?
Nëse do të zgjidhja, do të preferoja të merrja pjesë këtu në Itali, për shkak të çmimeve që jepen.
A ju kanë propozuar diçka?
Për momentin nuk më intereson “Big Brother Albania”. Nuk do ta bëja, sepse nuk do të më sillte suksesin profesional që dua. Pastaj nëse “Big Brother Albania” më paguan 500 mijë euro, kush s’do të pranonte? (Qesh) Bëj shaka! Nuk besoj se do refuzonte njeri. Të paktën s’do të punoja më. /gsh.al/