Mentor Kikia: Kur mbytet anija, të parët ikin ata që kanë “ideale”
Këta politikanët, këshilltarë bashkiakë apo deputetë, që ndryshojnë partitë kur partia nuk fiton zgjedhjet, apo nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, më duken rraca më e keqe e politikanëve.
Dhe kur thonë se e bëjnë në emër të parimeve dhe idealeve politike.
Një deputet, kur ishte me PD-në kishte elektoratin e tij besnik.
Në zgjedhjet e radhës, ai iku nga PD tek PS dhe u tha njerëzve në fushatë: Ju mos më luani ë, ma jepni serish votën!
Dhe ata ia dhanë.
Në zgjedhjet e radhës ai kaloi nga PS tek LSI dhe sërish u tha besnikëve të tij:
Ju mos më luani ë!
Por dikush i tha: Por ti ke lujt tre herë, po lujm edhe ne një herë. Dhe nuk ia dhanë më votën.
Please follow and like us: