Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë: Konkurs për vend të lirë pune
Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë – shpall: K O N K U R S Për vend të lirë pune: Pozita: Asistent konsullor/e Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh Detyrat dhe përgjegjësitë: Punon nën mbikëqyrjen e Konsullit të përgjithshëm ose shefit të Misionit. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë: Pritja e palëve dhe ofrimi i asistencës lidhur me shërbimet që ata kërkojnë, si duhet të trajtoj kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore; Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese. Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore. Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt. Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore. Mirëmban agjendën e takimeve për shërbime konsullore. Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme. Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar. – CV-në; – Kopjen e letërnjoftimit; – Kopjet e kualifikimit-diplomës; – Dy refernaca të punës; – Një letër motivuese; – Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore; – Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues; Dokumentet e pranimit mund të dërgohen përmes postes ne adresën ose drejtpërdrejt në Ambasadë; “Donika Kastrioti” Vila nr. 6 1001 Tiranë Tel: 042261650 Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. |