Ema Andrea: Më kanë ngacmuar seksualisht gjatë karrierës sime
Ashtu si shumë femra të njohura të Hollivudit ndërkombëtar, edhe Ema Andrea i është bashkuar kauzës “Me too” dhe ka treguar se gjatë karrierës së saj ka pasur persona që kanë tentuar të abuzojnë seksualisht. Andrea ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka rrëfyer se e kanë ngacmuar. Ajo ka thënë më herët se femrat që i pranojnë ngacmimet seksuale dhe bien pre e tyre për t’u rritur në punë, nuk do të shkëputen kurrë nga kjo kërkesë, pasi ngacmimet nuk do të mbarojnë kurrë. Nëse nuk gjen një mënyrë për ta denoncuar, sipas saj ashtu të vjen e gjithë karriera dhe nuk e di pastaj nëse do të bësh art apo do thjesht të dalësh disa herë në televizion. Këtu në Shqipëri ka shumë nga ato femra që sidomos në ’97 jo vetëm janë ngacmuar, por edhe janë dhunuar.