65 vjeçari var veten në parlament para syve të deputetëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parlamentin hollandez, ku një aktivist për përdorimit të kanabisit, ka tentuar të vetëvritet në sallë. Ai ka rënë nga ballkoni i sallës, ku qëndrojnë zakonisht gazetarët dhe është ndihmuar menjëherë nga deputetët. Aktivisti kishte lidhur një rrip në qafë për t’u vetëvarur, por rripi nuk e ka mbajtur dhe 65 vjeçari ka përfunduar në dyshemenë e sallës. Pas rënies ai u ndihmua dhe nga deputetët e pranishëm në sallë dhe u shoqërua për në spital. Në kohën e ngjarjes, fjalën e kishte deputeti Arno Rutte, i cili pa gjithë skenën e tmerrshme. Sipas asaj që raporton “De Telegraaf”, personi në fjalë që në fillim të seancës ishte parë në gjendje ankth. Ai ishte një aktivist që luftonte për legalizimin e plotë të kanabisit dhe donte të “zgjonte politikanët”. Kryetarja e parlamentit, Khadija Arib, tha seishte “shumë e tronditur” nga incidenti. Nuk është hera e parë që dikush përpiqet të vetëvritet në parlamentin hollandez. Në vitin 2005, një anglez, nga një grup që përfaqësonte baballarët e divorcuar, theu të dy këmbët në tentativë të ngjashme.