Albspirit

Media/News/Publishing

Blic në lokalin e njohur, policia gjen kokainë në dhomat sekrete. Një vajzë bën rezistencë me thikë

Një vajzë dhe dy burra u arrestuan në lokalin “New York” në Fier në operacionin blic të koduar “Mesnata”. Policia gjeti dhe sekuestroi 36 doza Kokainë. Në pranga u vendosën pronarët e lokalit dhe një 27 vjecare që mbante dy thika në çantë. Gjatë arrestimit ajo bëri rezistencë duke sharë dhe kërcënuar efektivët e policisë.

Njoftimi i plotë

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ”MESNATA” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier.

2.Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.

3.Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.

Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”Neë York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike. Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”Neë York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj. Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj. Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta. Po kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Please follow and like us: