Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria shpall “non grata” dy diplomatë, Bushati thërret në zyrë ambasadorin rus

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thirrur sot në zyrë ambasadorin e Rusisë në vendin tonë, Aleksandër Karpushin.

Kryediplmati shqiptar i ka komunikuar ambasadorit notën verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Më herët, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, edhe Kryeministri Rama paralajmëroi dëbimin e disa diplomatëve rusë, pasi kishin vepruar në kundërshtim me interesat komëbtare.

Please follow and like us: