Gjuric sillet në Prishtinë, momenti i tensionuar i arrestimit në Mitrovicën e veriut
Shefi i zyrës për Kosovën në Beograd u arrestua sot në Mitrovicën e Veriut ndërkohë që u konstatua se kishte hyrë në Kosovë pa lejen e qeverisë së këtij vendi.
Ai është sjellë këtë pasdite në stacionin kryesor të Policisë në Prishtinë.
Sipas “Express” në momentin e arrestimit të Gjuricit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave.
Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndalur hyrjen.
Fill pas arrestimit policia ka hedhur spraj qytetarëve serbë të cilët po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.
Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.