Albspirit

Media/News/Publishing

Bota në alarm për vitin 2135, parashikohet asteroid drej tokës

Një studim i frikshëm parashikon se fundi i botës do të vijë në vitin 2135, kur Toka të goditet nga një asteroid me përmasat e një ndërtese 100-katëshe. Sipas parashikimeve NASA nuk do të jetë në gjendje ta parandalojë apokalipsin shkruan Daily Mail. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se teknologjia e tyre më e avancuar do të ishte “e papërshtatshme” për të shmangur një shkëmb të tillë hapësinor, i cili është quajtur Bennu. Pasojat do të ishin të tmerrshme, kanë paralajmëruar studiuesit. Shkencëtarët po hetojnë mundësinë e përdorimit të një anije kozmike të projektuar posaçërisht për t’iu afruar objekteve kozmike, me shpresën për të shmangur kërcënimin. Ekspertët thonë se një shpërthim bërthamor para se asteroid mund të godasë Tokën mmund të jetë opsioni më i mire shkruan noa.al. Në një document të ri, shkencëtarët e NASA-s dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore kanë paraqitur një plan për Anijen për Misionin për Reagimin Emergjent (HAMMER). Anija 8.8 tonëshe HAMMER mund të përdoret për të shpërbërë një asteroid në hapësirë duke përdorur një pajisje bërthamore. Ndërkohë, shkencëtarët thonë e për momentin nuk rrezik nga asteroidi Bennu. Shanset janë 1 në 2.700 që Toka të goditet së shpejti nga ndonjë asteroid.

Please follow and like us: