Albspirit

Media/News/Publishing

Eksploruesi legjendar, fakte magjepsëse për Marko Polon

Image result for marko polo

Bekim Piraj

Në vitin 1271, tregtari venecian Marko Polo u nis me të atin dhe xhaxhain në një udhëtim legjendar në të gjithë Azinë. Gjatë udhëtimit të tij 24-vjeçar, Polo u bë një nga europianët e parë që shëtiti e njohur qytete, kultura dhe teknologjinë e Lindjes së Largët. Zbuloni 11 fakte magjepsëse për jetën e një prej eksploruesve më të mëdhenj të historisë.

Udhëtimi i famshëm i Marko Polos u shkrua në burg

Marko Polo njihet për librin e tij aventuresk “Udhëtimet e Marko Polos”. Por, këto të dhëna të udhëtimeve të tij në Lindje janë shkruar pas hekurave. Në vitin 1928, 3 vjet pasi u kthye nga udhëtimi i tij, Polo u arrestua pasi udhëhoqi një kryengritje në një betejë kundër rivalit të shtetit italian, qytet-shtetit të Xhenoas. Në burg njohu një shkrimtar me emrin Rustichello, të cilit i tregoi historinë dhe ai e shkruajti, edhe pse libri mban emrin me autor Marko Polo. Marko Polo nuk ishte i pari europian që udhëtoi në Azi

Marko Polo mund të jetë rrëfimtari më i njohur që udhëtoi në Lindjen e Largët, por me siguri nuk ishte i pari.

Murgu françeskan Giovanni da Pian udhëtoi në Kinë në vitet 1240, 20 vjet para se Polo të linte Europën. Emisarë të tjerë katolikë e ndoqën murgun më vonë, që udhëtuan në vitet 1250 për të kthyer mongolët në kristianë. Marko i njihte shumë pak të atin dhe xhaxhain kur ata nisën ekspeditën Pak muaj para se Marko të lindte në vitin 1254, babai i tij Nikolo dhe xhaxhai Maffeo u larguan nga Italia në një ekskursion tregtar në Azi. Vëllezërit u kthyen në Venecia kur Marko ishte 15 vjeç. Edhe pse ishin të huaj për njëri-tjetrin, Marko iu bashkua ekspeditës së babait dhe xhaxhait të tij dhe udhëtuan për më shumë se 20 vjet. Marko e shpenzoi pjesën më të madhe të udhëtimit të tij si i dërguar i sundimtarit mongol Kublai Khan Familja Polo merrej me tregti sendesh të rralla si mëndafshi e erëzat, por udhëtimet e tyre ishin më shumë se sa një mision tregtar. Marco, Maffeto dhe Niccolo ishin të punësuar edhe si emisarë për perandorin mongol Kublai Khan. Ata krijuan një lidhje të veçantë me perandorin, besimi dhe mbrojtja e të cilit, i lejonte Polot të lëviznin lirisht.

Marko i ngatërronte disa kafshë me krijesa mitologjike

Pasi u rikthye nga Azia, Marco Polo kishte mbajtur shënime për kafshë të pazakonta që kishte parë, si elefantë, krokodilë e majmunë. Por shpesh, udhëtari i ngatërronte këto kafshë me krijesa të çuditshme mitologjike e legjendare. Një nga më të çuditshmet që ai kishte parë ishin rinocerontët.

Polo ishte ndër të parët europianë që përshkroi teknologjitë e përparuara në Kinë

Nuk është e vërtetë që ishte Marko Polo që futi makaronat për herë të parë në Itali, pasi kjo pjatë kishte ekzistuar në Europë prej shekujsh, por nuk ka dyshime që ai i bëri të vetëdijshëm perëndimorë për shumë shpikje të kinezëve.

Ai i familjarizoi lexuesit e tij me konceptin e parasë letër, që nisën pak kohë pasi ai erdhi në Europë. Polo-t mezi dolën gjallë nga Azia Pas dekadash udhëtime dhe përballje me vdekjen, Polo-t i kaluan pengesat e tyre më të mëdha kur u përpoqën të ktheheshin në Itali. I shqetësuar se largimi i tyre do ta bënte të dukej atë të dobët, perandori Kubali Khan refuzoi t’i linte të largoheshin nga shërbimi. Por ata u lejuan kur ranë dakord për të shoqëruar një princeshë mongole në Persi nëpërmjet detit.

Polot humbën shumë nga pasuria e tyre kur u rikthyen në shtëpi

Pasi u larguan nga territori mongol, Polo-t nuk mund të mbështeteshin më tek mbrojtja e perandorit Kublai Khan. Shumë piratë në mbretërinë e Trebizond, Turqia e sotme, u grabitën atyre 4 mijë monedha ari bizantine. Por pavarësisht humbjes së madhe, Polo-t arritën në shtëpi në vitin 1295 si njerëz të pasur.

Shumë nga bashkëkohësit e Marko Polos i quajtën tregimet e tij gënjeshtra

Përshkrimet e shumta të Markos për Lindjen e Largët nuk besoheshin nga të gjithë lexuesit. Madje shumë nga bashkëkohësit e tij i quanin përralla. Lexuesit kishin arsye pse ishin skeptikë: Polo dhe shkrimtari i tij Rustichello ishin të prirur t’i ekzagjeronin ngjarjet që përjetonin. Por thuhet se Marko në shtratin e vdekjes të ketë thënë: “Nuk kam treguar as gjysmën e gjërave që kam parë”.

Rruga e Marko Polos u bë pothuajse e pakalueshme pas rikthimit në Venecia

Kublai Khan vdiq gjatë rikthimit të Polo-ve në Venecia, duke bërë kështu që të rrëzoheshin të gjitha mundësitë që Marko të rikthehej përsëri në Lindje të Largët. Grupet fisnore kishin bonifikuar shpejt tokën përgjatë rrugës tregtare të njohur si Rruga e Mëndafshit për të ndërprerë lidhjet e Lindjes me Perëndimin.

Marko nuk e la kurrë më territorin venecian në dy dekadat e fundit të jetës së tij

Marko Polo ishte ndikim i madh për eksploruesit e tjerë, përfshi Kristofor Kolombin.

Marko Polo nuk e pa kurrë veten si eksplorues, ai preferoi termin “udhëtar”, por bëmat e tij inspiruan një gjeneratë të tërë udhëtarësh e aventurierësh.

Në mesin e ndihmësve të tij ishte edhe Kristofor Kolombi që gjithnjë mbante një kopje të librit “Udhëtimet e Marko Polos” gjatë udhëtimeve të tij për në Botën e Re.

 

Please follow and like us: