Vdes nga fruthi një 13-vjeçare
Një 13-vjeçare dyshohet se ka humbur jetën nga fruthi. Mësohet se në gjendje të rëndë janë motra dhe vëllai i të ndierës, të cilët u transportuan me hilikopterin e Forcave të Armatosura në Tiranë. Ngjarja tragjike është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Arrëz. Të tre ishin prekur nga fruthi, por 13-vjeçarja nuk arriti ta përballonte dot gjendjen e rënduar. Vëllai dhe motra janë të moshës 9 dhe 15 vjet. Anëtarët e së njëjtës familje banojnë në Berishaj të Fushë Arrëzit.
Please follow and like us: