Albspirit

Media/News/Publishing

Strazimiri: Vetingu në polici është një farsë

Për Partinë Demokratike, procesi i vetingun në radhët e policisë po bëhet nga një person që ka qenë i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2002.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gent Strazimiri, ka deklaruar se Agim Hysi është “person me dosje me njollë”.

“Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving”.

Agim Hysi, deri dje zëvendësdrejtor, është komanduar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në krye të Shërbimit te Brendshëm, pra të policisë së policisë, organit që me ligj bën vettingun e përditshëm të Policisë së Shtetit”, tha Strazimiri.

Për ligjvënësin e djathtë, “zyrtarisht, ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme”.

Ky skenar, sipas Partisë Demokratike, ishte i pritshëm dhe jo pa qëllim kjo forcë politike kërkoi që i parë i cili duhet të kalonte vetingun, duhet të ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Please follow and like us: