Albspirit

Media/News/Publishing

Amazon.com humbet në vlerë rreth 40 miliardë dollarë mbas njoftimit se Trump dëshiron të rishikojë mënyrën sesi taksohet kompania

  • Presidenti Trump është “i fiksuar” pas Amazon, tha një burim, sipas Axios.
  • Trump ka diskutuar për ndryshimin e trajtimit tatimor të kompanisë pasi disa nga miqtë e tij i kanë thënë se Amazon po dëmton bizneset e tyre dhe kompania “po vret qendrat tregtare dhe biznezet e vogla të rrugës”, thotë raporti.
  • Aksionet e Amazon ranë me 5.4 për qind të mërkurën pas raportit, duke zhdukur rreth 39 miliard dollarë në vlerë aksionare. Trump ka sulmuar Amazon në mediat sociale edhe në të kaluarën, duke thënë se kompania po dëmton industrinë e shitjes me pakicë dhe ka shkaktuar humbje të vendeve të punës në SHBA.

Trump gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur “Amazon Washington Post” në Twitter. Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos zotëron The Washington Post. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin la të kuptohet në korrik se administrata së shpejti mund të marrë “një vendim” në politikën e mbledhjes së taksave për Amazon. Në një seancë dëgjimore të Senatit më 26 korrik, senatori Joe Manchin, D-W.Va., kërkoi pikëpamjen e sekretarit të Thesarit mbi taksat e shitjeve të bëra në internet.

“Pra, kjo është një çështje të cilën ne e kemi parë me shumë kujdes brenda administratës, dhe ne do të marrim një vendim së shpejti,” tha Mnuchin. “Unë jam i inkurajuar që Amazon tani po paguan taksa, unë mendoj, për shitjet e tyre, por akoma jo për tregun. Nuk jam i sigurtë se e kuptoj rregullsinë në këtë, por respektoj qëndrimin e shteteve se ka shumë para që nuk mblidhen “.

Mnuchin i referohej tregut të “palës së tretë” që operon përmes Amazon-it, ku kompani të tjera shesin mallra në faqen e Amazon. Në biznesin e “palës së parë” të saj, Amazon i shet produktet drejtpërdrejt klientëve. Mnuchin i tha Komitetit të Taksave në shkurt se administrata mendon se qeveria duhet të krijojë një taksë për shitjet online. Disa shtete – si Uashingtoni, Minesota dhe Rhode Island kanë miratuar ligje që u kërkojnë tregjeve online për të mbledhur taksat në emër të shitësve të “palës së tretë”./CNBC/

Please follow and like us: