Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxha që ngacmonte gratë, reagon KMSH: Kodosh i pafytyrë! S’ka lidhje me fenë

Një ditë pas publikimit të videoskandalit në emisionin investigativ “Stop”, ku i ashtuquajtur hoxhë Fatmir Lloçi, ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë me pretekstin se po i shëronte, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Është Myftiu i Tiranës Ylli Gurra që dënon ashpër një veprim të tillë ndërsa thekson se të tillë persona nuk kanë lidhje me fenë.

Gurra e quan Lloçin hajdut të pafytyrë dhe i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve

“Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qënit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët për hir të 5 qindarka denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zejnë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!”, u shpreh Gurra.

Kujtojmë se po sot Komisariati i Policisë Numër 2 në kryeqytet ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj abuzuesit me akuzën e ngacmimit seksual

Please follow and like us: