Albspirit

Media/News/Publishing

Vllasova Musta: HOMAZH PËR NËNËN TIME

Ti, nëna ime, motra dhe mikja më e mirë, që pata fatin të të kisha pranë deri në momentin e fundit të frymës sate, të jam mirënjohëse për gjithçka bëre për ne, fëmijët e tu, për dorën tënde të ngrohtë, që s´e ndave kurrë prej nesh, për përkushtimin e pafundmë, për mirësinë dhe dashurinë, për gjithçka të bukur e me vlerë që na dhè e na mëkove!
Të faleminderit, nëna ime!
Të kujtojmë gjithmonë, të kemi pranë, je e paharruar për ne!

M A L L

Sonte,
Teksa rrija me time bijë
Folëm e folëm
Për ty,
E shtrenjta
Nëna ime.

Kaloi mesnata…
U duk sikur qielli u zbras
Dhe yjet u shkërmoqen
E u bënë thërrime.
Ndriçuan kujtimet
Dhe të risollën tek ne,
E mira ime!

Please follow and like us: