Sali Berisha – Alket Hysenit: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të përfundosh!
Deputeti socialist Alket Hyseni është shigjetuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha kur nuk e priste, pasi ky i fundit ka ndërprerë befas fjalën në foltore dhe i ka drejtuar gishtin Hysenit të ulur në sallë, duke ju drejtuar, “Alket, edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të të vijë koha. Ty sot të mbron Rama, por do të të vijë koha.
Elvis Rroshi ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku, nga ana tjetër, mbahet në arrest shtëpie që të mos komunikojë me njeri.
Shiko, zgjidhe vetë qelinë se atje do shkosh. Shko zgjidhe qelinë se hajdut tokash si ti në detyrë, përveç Ramës…”, u shpreh Berisha.
Please follow and like us: