Albspirit

Media/News/Publishing

Nafta virxhin, dënohet me 10 vite burg biznesmeni Adrian Xhillari

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg biznesmenin Adrian Xhillari, i akuzuar për 3 vepra të ndryshme penale.

Xhillari, i cili është i përfshirë në skandalin e naftës virxhin, akuzohet për pastrim parash, mospagim të taksave dhe fshehje të të ardhurave.

Më datë 1 Shkurt 2018, Adrian Xhillari u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për kontrabandën me naftën.

Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të naftës është zhvilluar në mungesë, sepse Xhillari ishte larguar nga Shqipëria pasi u zbulua skema e mashtrimit.

Please follow and like us: