Albspirit

Media/News/Publishing

Këto janë të dhënat që kanë për ju Facebook dhe Google

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, Facebook dhe Google, janë në qendër të kritikave nga opinioni publik për shkak të shpërthimit të skandalit me një kompani që kishte përdorur të dhënat e përdoruesve të kompanive për të kuptuar sjelljet në relacion me votën të njerëzve në Amerikë dhe gjetiu. Gazeta britanike The Guardian ka përpiluar listën e të dhënave personale që këto kompani i kanë për të gjithë përdoruesit e saj. Të dhënat janë shokuese. Natyrisht, asnjë përdorues nuk do të pajtohej që dikush tjetër të ketë të drejtë t’ua lëshojë kur të dojë mikrofonin dhe kamerën e pajisjes suaj. Por, kjo ndodh nga Facebook dhe Google. Google e di saktë ku keni qenë Nëse e keni shërbimin për lokacion të ndezur në telefon, Google e regjistron çdo lokacion ku shkoni. Gazetari i Guardian ka shfaqur lokacionet e regjistruara nga Google, ku ai ka qenë nëpër Britaninë e Madhe. Google i ka të gjitha gjërat që keni kërkuar dhe fshirë Google e ruan historinë tuaj të kërkimeve nëpër të gjitha pajisjet. Edhe nëse e fshini historinë nga një pajisje, të gjitha mund t’i gjeni në një pajisje tjetër. Google ka ‘profil marketingu’ për ju Kjo kompani krijon nga një lloj të tillë profili për të gjithë përdoruesit, bazuar në prejardhjen, gjininë, moshën, hobitë, karriera dhe interesat tjera. Google i di të gjitha aplikacionet që përdorni Google ruan çdo informatë nga secili ‘extension’ që përdorni nga aplikacione të tjera. Ata e dinë sa kohë i përdorni, ku dhe me kë kontaktoni. Kjo domethënë që Google e di me kë flisni në Facebook, madje edhe kur shkoni të flini. Google e ka tërë historinë e kërkimeve tuaja në Youtube Nga kërkimet në Youtube, Google e di për ju cilës fe i përkisni dhe shumë telashe të tjera që mund të keni – deri te preferencat më të thjeshta si muzika. Nga të dhënat që ka për ju, Google mbush miliona faqe tekst Google ka 5.5 GB të dhëna për përdoruesit. Pra, me të dhënat tuaja private, Google mund të mbushë fiks 3 milionë faqe të Ëordit. Të gjitha mund t’i merrrni nga Google me një kërkesë.

Edhe Facebook, njëjtë.

Facebook gjithashtu ju ofron mundësinë që t’i shihni të dhënat që ata mbajnë për ju. Këtu përfshihen çdo mesazh që e keni dërguar ndonjëherë, çdo kontakt në telefon dhe çdo audio mesazh që keni dërguar ndonjëherë. Të dhënat tuaja mund t’i merrni në këtë LINK. Facebook ruan çdo gjë tuajën: Nga ‘stickers’ te lokacioni E çuditshme është që Facebook ruan edhe stickers që i dërgoni në mesazhe në chat. Të dhënat që Facebook mbledh janë shokuese. Ata e dinë për ju çfarë aplikacione përdorni dhe kur. Ata kanë të gjitha kontaktet, kalendarin, mesazhet, thirrjet, fajllat, lojërat, historinë e kërkimit deri te stacionet e radios që dëgjoni. Google e di në çfarë evente keni shkuar dhe kur. Në çdo ngjarje që e keni vënë në kalendar, Google e di edhe nëse nuk keni marrë pjesë. Ata kanë edhe çdo informatë që keni fshirë nga historia. Google e di kur shkoni në fitnes. Përmes Google Fit, Google e ruan çdo hap që keni bërë, çdo herë ku keni ecur dhe llojin e ushtrimeve që keni bërë. Google ka të gjitha fotot dhe e-mailet tuaja. Çdo fotografi që keni dërguar ndonjëherë, Google e ka të ruajtur. Madje, aty mund ta gjeni edhe kur i keni bërë fotot. Njëjtë vlen edhe për të gjitha e-mailet e dërguara dhe të pranuara. Përmes Google Activity, kompania ruan të dhënat tuaja nga më të ndryshmet. Çdo reklamë që e keni klikuar, çdo aplikacion të përdorur, çdo faqe interneti dhe kohën e vendin kur e keni vizituar. Për shembull, të dhënat tuaja ruhen nga viti 2009 kurse për Youtube nga viti 2008. Prandaj, rekomandohet që të keni kujdes të shtuar me këto kompani. Kërkoni të dhënat tuaja dhe mos jipni leje në internet për çdo gjë që ju del përpara.

 

Please follow and like us: