Albspirit

Media/News/Publishing

Rashel Kolaneci u përvishet portaleve me lajmet e bujshme

Shpesh vajzat e showbizit shqiptar provokojnë përmes përzgjedhjes së veshjes së tyre, duke qenë ato të hapura apo edhe transparente duke e ditur që do të shkaktojnë zhurmë në media.

Por kur kjo ndodh është tipike e personazheve të njohur që të sulmojnë mediat për lajme që ato vetë prodhojnë duke thënë se shkrimet janë dashakeqe.

Një video e publikuar në rrjete sociale ku ish-velina e “Xing me Ermalin” Rasheli është duke kërcyer me një balerin në emision ka bërë të shpërthejnë komente rreth veshjes së saj.

Veshja Kolanecit është komentuar pasi dukej mjaft transparente, por gjatë ditës së sotme ajo ka reaguar me një publikim në Instagram ku sulmon gazetarët që kanë komentuar veshjen e saj.

“Veshja ime “body” nuk është aspak transparente. “Body” përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nude dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë i zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona në shtëpi. Gazetarët e portaleve jo gjithmonë janë syplasur, por kanë hallin e klikimeve. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa mund të jenë edhe trupeshk. Nuk ka asgjë transparente në veshjen time”-përfundon Kolaneci.

Please follow and like us: