“2B studio” kërkon aktorë për filmin “Familja”
Shtëpia filmike “2B studio” me producent Bardhyl Bejtullahu, koproducent Besar Zahiti ka shpallur audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Familja” me skenar dhe regji të Durim Kryeziu, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Kërkohen aktorë për këto role:
LONA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë të këndojnë, si dëshmi duhet të dërgojnë një video aktuale të xhiruar me telefon duke kënduar;
BARDHI – mosha 35-45 vjeçar;
SHEGA – mosha 35-45 vjeçare;
ADEMI – mosha 35-45 vjeçar;
GENTI – mosha12-16 vjeçar;
NITA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë t’i bien ndonjë instrumenti muzikor: kitarë, piano, bateri, etj);
DRENI – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikuesit që dinë t’i bien ndonjë instrumenti muzikor : kitarë, piano, bateri etj);
HANA – mosha 50-60 vjeçare;
MESUESJA – mosha 20-30 vjeçare;
REXHA – mosha 25-45 vjeçar.
Në njoftim theksohet se të interesuarit duhet të e dërgojnë CV-në, apo showreel për projektet filmike të deritanishme, dy fotografi (portret, pamje anash dhe para), po ashtu edhe një videoprezantim të shkurtër, mund të jetë i xhiruar me telefon.
Dërgimi i të dhënave është i hapur deri më 4 prill 2018, për të gjithë aktorët shqiptarë nga të gjitha trevat. Aktorët që do të futen në rrethin e ngushtë të seleksionimit do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë.
Të dhënat na dërgoni në e-mail: familja@2b-ks.com