Albspirit

Media/News/Publishing

Fiasko e Facebook, por edhe Twitter keqpërdoret

“Në Facebook dhe Twitter, shpesh nuk është vendi i mirë për të gjetur dikë.” Me  këtë shprehje tipike, shpikësi i World Wide Web (WWW), Sir Timothy Berners-Lee, një nga figurat më të rëndësishme të botës teknologjisë moderne,  bëri publike shqetësimet e tij rreth përdorimit të mediave sociale si një mënyrë për të ushtruar ndikimin politik, nga përdorimi i të dhënave personale apo reklamave gri.

Duke folur në Forumin Ndërkombëtar të Komunikimit Qeveritar 2018 që zhvillohet në Sharjah nën patronazhin e Shejh Sultan bin Muhamed Al Kasimi, Sir Timothy Berners-Lee, iu referua rasteve të fundit të rrjedhjes së të dhënave personale nga Facebook. Ai foli për një “Fiasko të Facebook”, ku një pjesë mund të ketë ndodhur gabimisht dhe një pjesë  qëllimisht. Njerëzit në Facebook shprehin pikëpamjet e tyre, por ka grupe të pashmangshme me një axhendë politike dhe papritmas kemi një situatë që është thjesht jo demokratike.

Ai përmendi rastin e kompanisë konsulente Cambridge Analytica , e cila ndihmoi fushatën e Donald Trump në vitin 2016,  duke  fituar në mënyrë të paligjshme aksesin në 50 milionë të dhëna personale të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre. Timothy Berners-Lee shtoi se në rastin e Cambridge Analytica, forca e reklamave u tregua e fortë. Ai shtoi se ka një përdorimin masiv me keqdashje edhe të Twitter ndonëse ky rrjet social mund të jetë ndërtuar me qëllimet më të mira.

Sir Timothy Berners-Lee, i cili është edhe themelues i Institutit të Open Data, një organ i pavarur për të trajtuar problemet që lindin nga përdorimi i të dhënave në Web, e përshkroi si vendimtare për botën moderne, shpërndarjen e përgjegjshme të informacionit.

“Përdorimi më efikas i të dhënave është kur ato ndërlidhen. Sot ka më shumë faqe  internetit se neurone në trurin e njeriut dhe neuronet janë miliarda”-tha ai, duke shtuar se kur qeveritë ndajnë me publikun të dhënat, atëherë jo vetëm që arrihet transparencë dhe llogaridhënie më e madhe, por gjithashtu bëhet hap një potencial i madh për shërbime të reja publike, ose shteti “bëhet operacional”.

Please follow and like us: