Albspirit

Media/News/Publishing

Hafiz Gagica: Një akt i turpshëm dhe i shumë i dëmshëm për Kosovën!

 

 

Ekstradimi i gjashtë qytetarëve turq nga vendi ynë për në Turqi, por të pajisur me leje të rregullt qëndrimi dhe pune në Kosovë, është pa dyshim, një goditje e rënd e imazhit dhe shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Një popull i vuajtur nga regjimet e dhunshme për më shumë se një shekull, siç është populli i shqiptar i Kosovës, i ndihmuar nga shtetet demokratike perëndimore që ta fiton lirinë dhe pavarësinë e tij, e ndjenë më së miri se çfarë do të thotë të jesh i përndjekur, i diskriminuar dhe i anatemuar, prandaj veprimi i djeshëm ndaj 6 shtetasve turq është i papranueshëm dhe pashembullt në botën demokratike!

Institucionet përgjegjëse të shtetit të Kosovës duhet që urgjentisht t’i vejnë në rend dite në Kuvendin e Kosovës ngjarjet e fundit në Kosovë, ngase vazhdimi i mëtejmë me veprime të këtilla të pa ekuilibruara, seriozisht e venë pyetje funksionimin normal të shtetit, me rreziqe të mëdha për sigurinë dhe shtet ndërtimin e mëtejmë të tij !

Unë, e dënoj fuqishëm këtë akt jo human dhe ndihem mjaft keq, sidomos kur kam parasysh faktin që për vite të tëra kam kërkue nga shumë shtete të Evropës perëndimore që mos t’i kthejnë shqiptarët e ndjekur nga regjimi serb në Kosovë, ndërsa sot njerëz të papërgjegjshëm brenda organeve shtetërore të Kosovës, i kthejnë në Turqi disa mësimdhënës turq, gjë që paraqet shkelje të rënd të normave ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut!
Berlin, më 30.03.2018

Please follow and like us: