Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano emërohet drejtor i rëndësishëm

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që nga dita e sotme ka një titullar të ri. Është djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, Sokol Nano i cili merr frenat e agjencisë së rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.

Mësohet se Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues).

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Drejtori i ri i AIDA-s, Sokol Nano është i njohur edhe në fushën e biznesit. Ai ka në pronësi një prej lokaleve të natës më të njohur në kryeqytet.

Please follow and like us: