Albspirit

Media/News/Publishing

Besë Nikëhasanaj: Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar

“Me shku tek Zoti dhe në Hënë, jam e pakorruptuar”. Kështu deklaroi pak pas vendimit prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, e cila u shkarkuar sot nga KPK, pasi nuk kaloi vettingun. Në një deklaratë për mediat, e prekur dhe e irrituar nga vendimi prokurorja mohoi akuzat se nuk ka deklaruar dhe fshehur pasurinë. Mes të tjerash ajo tha se kurrë në këto vite karrierë nuk e ka shkelur ligjin dhe se ishte figurë e pastër që kishte punuar me përkushtim. Po ashtu prokurorja tha se nuk dispononte llogari bankare. Prokurorja u prek shumë në fund të prononcimit të saj për mediat, madje edhe qau. “Që të 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 hektarët e tokës së burrit pse nuk i shihni?! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur dhe… Do e apeloj këtë vendim. Duhet të merret edhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale parasysh. Se kam shkelur kurrë ligjin. Shkoj çdo ditë nga Tirana në Shkodër. Po ashtu rrija në Tiranë si gjithë të tjerët. Si të shkoj unë në punë sot? Jam shkarkuar. Se kam shkelur kurrë në jetën time detyrën. Jam e pastër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurorja Ina Rama. Ça të them unë?! I jam përkushtuar detyrës. Duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia, tek makina. Kam ikur nga ajo shtëpia se më është trembur djali. S’më ka mbrojtur njeri. Këta thonë; që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me Golf 2-sh do shkoj? Të më hedhin në kanal”, tha prokurorja.

Please follow and like us: