Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet kryehipotekisti në Berat, banorët ankohen tek ministrja e Drejtësisë

Drejtori i Hipotekës në Berat është shkaktuar nga detyra ditën e sotme.

Ky vendim ka ardhur pas ankesave të ndryshme të qytetarëve gjatë një takimi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja Gjonaj ne takimin e Beratit

Bashkë me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të institucioneve të varësisë së MD dhamë llogari për të gjitha çfarë kemi arritur, kryesisht në drejtim uljes së numrit të dokumenteve që u duhen qytetarëve për marrjen e shërbimeve, shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit. I dëgjuam me vëmendje problemet që ngritën banorët dhe i’u përgjigjëm shqetësimeve të tyre, që lidheshin kryesisht me çështjet e pronësisë. Vlerësuam me kujdes të gjitha ankesat e bëra, veçanërisht në drejtim punës së Zyrës Rajonale të Regjistrimit të Pasurive. I inkurajuam qytetarët t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al për të gjitha problemet që hasin me institucionet shtetërore, sepse në këtë mënyrë mund të marrin zgjidhje në një afat të shkurtër kohor dhe nga ana tjetër ju kërkuam atyre që të denoncojnë çdo rast korrupsioni që ndeshin në sportelet e shërbimit të institucioneve.