Albspirit

Media/News/Publishing

Artistët shqiptarë kundërshtojnë koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakanakis

Më 24 maj pritet që këngëtari grek Notis Sfakanakis të vijë në Shqipëri, ku do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Por që ditën që doli lajmi se ai do vinte në vendin tonë, kanë nisur debatet e shumta. E gjithë kjo ka nisur, pasi këngëtari konsiderohet si antishqiptar. Për këtë arsye, në mediat sociale kanë nisur edhe thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në kryeqytet, Tiranë.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Elton Deda. “Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre, gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet t’i dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda në profilin e tij në “Facebook”.

Image

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar “Supozohet qe ne Shqiptaret jemi popull mikprites, por kurrsesi deri ne kete pike, ku te favorizojme ata qe kane peshtyre mbi ne nder vite. Absurditet i madh per kete palo kengetar, qe mbi te gjitha nuk eshte njeri, por monster qe tani ne vendin e tij, nuk e begenisin me e vjen ketu per koncert recital me cmim bilete “te fryre”.

 

Image

Please follow and like us: