Vetëvendosje proteston kundër Hashim Thaçit
Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe diaspora kanë protestuar ditën e sotme në Prishtinë kundër ideve të Presidentit Hashim Thaçi për të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh” me Serbinë. Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi në shesh jo vetëm simpatizantë të VV, por edhe qytetarë që kanë kundër idesë së Thaçit. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Thaçin po e mbanë në pushtet një Qeveri e pakicës. Kurti ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër Thaçit. “Kosova është shtet i kapur. Çlirimi i okupatorit të huaj, na u zëvendësua nga okupatori i jonë i cili po bashkëpunon ngushtë me atë okupatorin e huaj. Republika është në rrezik. Ne qytetsrët jemi në shesh për Republikën. Në jemi këtu në shesh sepse ata nuk duhet të jenë atje në pushtet”, ka thënë Kurti. “Na u shfaq presidenti me kërkesë për kompromis të dhunshëm, sikur skamja e të tjerat të mos mjaftonin. Jo për kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. E nëse korrigjimi ndodh me dhimbje, atëherë ky nuk është vetëm korrigjim por edhe dhimbje”, është shprehur lideri i VV.