Bislim Ahmetaj: Vajza jetime nga Nikla
Tregim
Vajza jetime nga Nikla u gjend në rrethana krejt të paqarta në një dhomë Moteli buzë rrugës nacionale, përballë saj gjendet djali i deputetit rilindas. Vajza jetime nga Nikla kthjellohet dhe fillon të mendojë se si mund ta bëjë vetën të vuajë që të arrijë lumturinë e premtuar nga djali i deputetit rilindas. E para që i shkon ndërmend është cigarja që e sheh të digjet mes gishtave të djalit të deputetit rilindas. Ja rrëmben nga gishtat atë dhe ia vë vetes së saj në pjesë intime që në kushte normale duhet të ishin të mbuluara nga rrobat, bile ajo habitet pse ato pjesë intime të trupit të saj janë krejt lakuriq, të gatshme për t’u pjekur që ta ndjejnë kënaqësinë e premtuar. Por kjo shfaqje nuk e kënaq vuajtjen e saj edhe pse era e mishit të pjekur nga djegia e cigares shpërndau një erë të rëndë në dhomën e vogël të motelit që vinte era spermë dhe myk.
Për ta kënaqur vuajtjen e saj, vajza jetime nga Nikla ia mori dorën djalit të deputetit rilindas, ja bëri grusht dhe me grushtin e tij e goditi vetën në vetull, në sy, në buzë, në nofull deri sa ato u nxinë dhe filluan të rrjedhin gjak të kuqërremtë si ndryshk. Edhe kjo gjendje e mjeruar nuk e kënaq vuajtjen e saj të dëshiruar. Pastaj ia merr të dy duart djalit të deputetit rilindas dha ia fut vetes në fyt deri sa sytë i dalin llullë dhe gjuha i del jashtë si një copë mëlçie e prerë, shkumë e bardhë i dirgjet buzëve drejt qafës ku janë mbërthyer duart e djalit të deputetit rilindas. Kur i lagen duart nga jargët ai tërheq ato drithshëm i trembur bash si djalli nga temjani.
Prapë vajzën jetime nga Nikla nuk e kënaq vuajtja e provuar. Atëhërë, ajo, vajza jetime nga Nikla mblodhi të gjitha fuqitë që i kishin mbetur dha ia rrëmbeu nga rripi i pantallonave pistoletën pa leje djalit të deputetit rilindas. Ia futi atë në pëllëmbën e tij, ia mblodhi gishtat deri sa pistoleta pa leje u bë njësh me dorën e tij dhe pastaj e goditi me qyten e saj metalike kafkën e vet deri sa fytyra iu mbulua me gjak, humbi ndjenjat dhe ra në gjendje kome.
Kur u përmend pas disa orësh, e pa veten në pasqyrën e madhe në anë të krevatit. Lakuriq, të larë në gjak, vetja ju dukë si një copë mishi e blerë në pazarin e Fushë-Krujës nga djali i deputetit rilindas.
Tani ishte plotësisht e kënaqur nga vuajtja e saj, këtu ajo e kuptoj që ishte thjeshtë një mazokiste dhe ju bind fatit të saj tragjiko-komik.
Tiranë me 1 Tetor 2018