Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: ‘New York Times’, një media e dështuar

Donald Trump nuk ia vonoi përgjigjen shkrimit të “New York Times” ku presidenti amerikan akuzohej se ka përdorur metoda të dyshimta për t’iu shmangur taksave, duke përfshirë këtu dhe mashtrimin tatimor për të rritur ndjeshëm pasurinë e tij që e filloi me para të dhuruara nga prindërit.Gjëra të vjetra, të mërzitshme dhe të dëgjuara më parë, shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në profilin e tij në Twitter. Duke iu referuar gazetës si “New York Times-i“ i dështuar, Trumpi nuk mohoi haptazi faktet e paraqitura ne raport ku thuhej se paratë e bëra në vite me pasuri të patundshme vinin nga skema taksash qe nuk dihet sa janë të ligjshme.

Manjatit i pëlqen ta përshkruajë veten si njeri që e ka krijuar vetë suksesin financiar, duke thënë se e filloi gjithçka me një kredi relativisht modeste prej 1 milion dollarësh nga i ati dhe pastaj e ngriti pasurinë me anë të investimeve dhe marrëveshjeve fitimprurëse.

Artikulli mjaft i detajuar ndërkohë tregonte se përfitoi rreth 413 milionë dollarë nga babai i tij, Fred Trump, i cili filloi t’u kalonte para fëmijëve që kur ishin të vegjël. Ata edhe sot madje vazhdojnë të marrin të ardhura nga pasuritë e paluajtshme të të atit.

Gazeta thotë se Trump krijoi një skemë për të ulur vlerën në letër të pronave të patundshme që zotëronte, në mënyrë që të bënte zbritje të ndjeshme në faturën tatimore. Shtëpia e Bardhë reagoi lidhur me akuzat duke thënë se besueshmëria e “New York Times” dhe e mediave të tjera për popullin amerikan është më e ulëta e të gjitha kohërave, sepse ato e kanë fiksim sulmin ndaj presidentit dhe familjes së tij ne vend që të raportojnë lajme.

Gazeta thotë VOA, e bazon shkrimin e saj në intervista me ish-punonjësit e zotit Fred Trump dhe në më shumë se 100,000 faqe dokumente, përfshirë taksat personale të zotit Trump./Top Channel/

Please follow and like us: