Albspirit

Media/News/Publishing

Ukraina nisi ushtrime ajrore me vendet e NATO-s

Forca Ajrore e Ukrainës nisi të hënën stërvitje të shkallës së gjerë me Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera të NATO-s.

Lojërat e luftës, të koduara si “Qielli i pastër 2018”, do të zgjasin 12 ditë dhe do të zhvillohen në perëndim të Ukrainës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Në to po marrin pjesë rreth 700 trupa, gjysma e tyre nga vendet anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara, Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka, Estonia, Polonia dhe Rumania.

“Qëllimi është të rriten kapacitetet rajonale për të siguruar sovranitetin e hapësirës ajrore dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë përmes bashkëpunimit”, tha përmes një deklarate Forca Ajrore e SHBA-së.

Shqetësimet janë rritur për shkak të aktivitetit të shtuar të Rusisë në rajon, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Please follow and like us: