Opozita braktis mbledhjen në PE, Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel
Tensionet politike janë zhvendosur këtë radhë përtej kufijve. Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel, opozita ka kërkuar përjashtimin e Ballës dhe heqjen nga posti i drejtuesit të komisionit. NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kërkoi fjalën teksa Taulant Balla po mbante fjalën përballë të pranishmëve. Drejtuesja e Komisionit nuk i dha fjalën Pollos, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla. Sipas Monika Macovei, nënkryetares së komisionit të Stabilizim Asociimit, akuzat e Pollos dhe anëtarëve të tjerë opozitarë, nuk janë të vërteta.
Ja çfarë tha Genc Pollo:
Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.