Albina Deda: Dëmi financiar i barnave stok në QSUT
Dëmi financiar i barnave stok në QSUT sa 1/4 e buxhetit për të blerë barna për 1 vit.
Dëmi financiar i shkaktuar është në vlerën e 480 milionë lekë, pra është thuajse 1/4 e buxhetit që ka në dispozicion qendra më e madhe spitalore në vend për të blerë barna për një vit.
Krahasuar kjo, të paktën, me buxhetin e planifikuar për të blerë barna për vitin 2018.
Fondi në dispozicion për të blerë barna për këtë vit përllogaritet të jetë 1.855.810.356.
Stoku i krijuar me barna që kanë skaduar, lidhet me keqmenaxhimin që i është bërë buxhetit, pra kuptohet qartë që është për arsye korruptive.
Qendra Spitalore Universitare vitet e fundit është parë si një minierë ku lulëzon korrupsioni.
Marrëdhënia kontraktuale me kompanitë farmaceutike që kanë furnizuar me barna farmacinë e QSUT-së është parë nga Rilindja si marrëdhënie fitimprurëse për llogari personale e jo për të përfituar pacientët.
Kontrata që nënshkruan drejtuesi i QSUT-së me kompanitë farmaceutike duhet të përcaktojë qe: barnat nuk duhet ta kenë datën e skadencës më pak se dy vjet, por kjo nuk është respektuar nga Rilindja.
Hajdutëri e braktisje e qytetarëve të cilët blejnë vetë medikamentet dhe gjithçka duhet për trajtim për të shtruarit në spital edhe pse vazhdojnë të derdhin kontribute.
Kjo është shëndetësia falas e Rilindjes.