Albspirit

Media/News/Publishing

Çuko, parathënie e të tjera arrestimeve

Ish-deputeti socialist Arben Çuko është vënë në pranga për korrupsion. Në fillim të shtatorit ai u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, detyrë që e ushtroi për dy vjet.

Ai dyshohet se jepte lejeve për të burgosurit kundrejt parave. Sipas informacioneve Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.Ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të 2017 dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha. Arrestimi i Çukos mund të jetë parathënia e të tjera arrestimeve që mund të prekin ish-ministra të PD dhe ndoshta nga lajmet interesante që ministri Xhafaj dhe kryeministri kanë paralajmëruar./respublica/

Please follow and like us: