Përfundon në polici edhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka
Shoqërohet në policinë e Tiranës edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aben Ndoka. Ish-deputeti është ndaluar nga RENEA pasditen e sotme së bashku me 1 person tjetër dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Arben Ndoka mësohet se është person në hetim dhe nuk përjashtohet mundësia të arrestohet.
Burime jo zyrtare të policisë thonë: “Ish-deputeti Arben Ndoka, prej muajsh në hetim për tjetërsim pronash në Lezhë”. Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali./oranews/
Please follow and like us: