Albspirit

Media/News/Publishing

Hapi zjarr ndaj policisë, shtetasi grek në Gjirokastër ekzekutohet nga forcat RENEA

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se i vrarë, gjatë ditës së sotme, ka mbetur një shtetas grek. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë. Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij, ku në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale. Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë.

Please follow and like us: