Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfim i paprecedent nga Kryekomandanti i Gardës Revolucionare

Marrja peng e diplomatëve amerikanë ka qenë e planifikuar që më përpara dhe e miratuar nga Khamenei. Pa marrjen peng të amerikanëve, regjimi do të ishte përmbysur që në dekadën e parë

Gjatë fjalimit të tij më 4 nëntor, Mohammad Ali Jafari, Komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC), nënvizoi se pushtimi i Ambasadës Amerikane dhe marrja peng e diplomatëve amerikanë kishte qenë e planifikuar që më parë dhe plotësisht e miratuar nga Khamenei. Ai theksoi se po të mos kishte ndodhur kjo, regjimi do të ishte përmbysur që në dekadën e parë të tij.

Jafari e bërë këtë rrëfim të paprecedent gjatë një fjalimi në përvjetorin e marrjes peng të diplomatëve amerikanë më 4 nëntor 1979.

Ai tha: “Sipas një plani të klasifikuar, u organizua një protestë nga Universiteti i Teheranit drejt folesë së spiunëve (Ambasada Amerikane) … Vetëm një numër i kufizuar studentësh dhe anëtarësh të stafit të universitetit e dinin se ishte planifikuar një sulm ndaj ambasadës. Kur turma arriti përpara universitetit, sipas planit, meqë një numër i kufizuar njerëzish kishin dijeni për planin, në mes të gjithë asaj ngatërrese, sloganeve, dhe gjendjes emocionale të turmës, sulmi u përshkrua si spontan dhe sikur ishte vendosur nga turma në atë moment.”

“Vetëm një numër i vogël zyrtarësh e figurash revolucionare, dhe në krye të tyre, lideri suprem, (Khamenei), ishin në mbështetje të plotë të kësaj lëvizjeje revolucionare,” dhe po të mos kishte ndodhur marrja e pengjeve, “pa dyshim që revolucioni ynë nuk do të kishte mundur të zgjaste për dyzet vjet dhe do të kishte marrë fund që në dekadën e parë,” shtoi Jafari.

Komandanti i IRGC sugjeroi të kryheshin akte të ngjashme si zgjidhje për krizën e regjimit dhe tha: “Lëvizje të ngjashme, sigurisht jo pushtimi i ambasadave, nuk po nënkuptoj këtë gjë, por një lloj i tillë lëvizjesh, duhet të kryhen për të krijuar stabilitet, për t’i ofruar më shumë shërbime shoqërisë, për të zgjidhur problemet ekonomike, si dhe në aspekte të tjera si punët kulturore. Në këtë gjë mund t’i mbështesim shpresat.”

Komentet e Jafari-t janë një pohim i qartë se regjimi klerikal e ka gjetur gjithmonë zgjidhjen në marrjen e pengjeve, krijimin e krizës e të kërdisë, eksportin e terrorizmit, e në sjelljen luftarake, dhe këto akte planifikohen nga nivelet më të larta.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Please follow and like us: