Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohen nga burgu ish-deputetët socialistë Çuko e Ndoka

Dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të arrestuar tre javë më parë, u lanë sot të lirë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Trupi gjykues, me në krye gjyqtarin Sokol Binaj ka lehtësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Çukon dhe Ndokën.

Arben Çuko, ish-deputet dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 21 tetor dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’ gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.  Ai dyshohet se i merrte rryshfet të dënuarve për t’i dhënë leje. Emri i Çukos është dëgjuar gjatë përgjimeve të telefonatave mes anëtarëve të bandës Avdyli.

Më 21 tetor u arrestua dhe Arben Ndoka, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Lezhë. Vëllai i Ndokës, Xhevahir Ndoka, u arrestua në të njëjtën ditë, si pjesë e bandës së Shijakut.

Njësoj si Ndoka, edhe Çuko u zbulua nga përgjimet e policisë për bandën e vëllezërve Avdylaj, nga Shijaku, shumë anëtarë të së cilës u arrestuan në të njëjtin operacion.

Please follow and like us: