Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet dosja e përndjekjes së Sigurimit ndaj Mid’hat Frashërit

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare listën e dokumenteve arkivorë të përndjekjes së Sigurimit ndaj Mid’hat Frashërit.

Materialet janë disa qindra faqe dhe janë vënë në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë.

Ja cilat janë materialet e vëna në dispozicion:

-Viti 1945, Dosje – fashikull me dokumenta mbi veprimtarinë tradhëtare të kriminelit të luftës Mid’hat Frashëri gjatë okupacionit në arrati.

-Viti 1945, Dosje – fashikull me dokumente të kriminelit të luftës Mid’hat Frashëri mbi veprimtarinë e tij armiqësore dhe anti kombëtare gjatë regjimit të Zogut.

-Viti 1945, – Informacione mbi veprimtarinë e Ballit Kombëtar, promemorie mbi formimin e disa qeverive gjatë luftës, lista e informatorëve në shërbim të Jugosllavisë para lufte e që ndiqeshin nga autoritetet italiane dhe lista emërore e personelit italian në Shqipëri, ndodhet vetëm në origjinal.

-Viti 1945, – Historiku i ish legatës dhe konsullatës italiane në Shqipëri deri më 1943, skica e vendndodhjes.

-Viti 1953, – Shënime për Komitetin Shqipëria e Lirë, vlerësuar si pasardhëse e Ballit Kombëtar

-Viti 1954, – Historiku i Ballit Kombëtar, lista sipas qarqeve.

-Viti 1954, – Historiku i Ballit Kombëtar, para dhe pas vitit 1944.

-Viti 1947, – Raporte informative mbi gjendjen dhe veprimtarinë armiqësore të emigracionit reaksionar shqiptar në Itali dhe dokumente mbi organizatën “Balli Kombëtar”në mërgim.

-Viti 1950, – Historiku i organizatës së Ballit Kombëtar dhe veprimtaria e saj në Shqipëri dhe në mërgim. Thirrjet e Kongresit të kësaj organizate dhe polemika mbi organizatat e tjera të emigracionit reaksionar shqiptar në perëndim.

Please follow and like us: