Albspirit

Media/News/Publishing

Spektakli i fundvitit “Krishtlindje në Tiranë”

Xhoi Jakaj

Na ndajnë vetëm dy javë larg magjisë që do të dhuroi spektakli i fundvitit “Krishtlindje në Tiranë”. Mes atmosferës së festave Sokol Guga, producenti dhe regjisori i këtij eventi me përmasa të mëdha, sjellë për publikun shqiptarë edicionin e katërt të speltaklit që do mbaj edhe këtë vit teleshikuesit të mbërthyer para ekranit. Pas sukesit të jashtëzakonshëm të “Ballkanika Folk Fest” në fundshtator, Guga vjen më energjik për këtë megaspeltakël. Në këtë edicion ngjiten sërisht në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, pa harruar këtu dhe të ftuarit ndërkombëtarë. Speltakli do të mbahet më datë 18 Dhjetor në sallën e madhe “Çesk Zadeja” dhe do të transmetohet në kanalin T-HD në DigitAlb. Edicioni i këtij viti shprehet Sokol Guga do të jetë një speltakël i vërtetë, ku për herë të parë një emër i madh i është bashkuar stafit artistik, skenografi Bashkim Zahaj, i cili do të sjellë një tjetër frymë në krijimtarinë e tij. Më tej, regjisori dhe producenti i këtij eventi na zbulon emrat e artistëve shqiptarë që do elektrizojnë skenën si: Gerald Murrja, Eneda Tarifa, Eranda Libohova, trupa e baletit e “Krishtlindje në Tiranë” me korografe Blerina Arbana. Nuk ka dyshim që një tjetër sukses do e presi dhe këtë herë Sokol Gugën. Shumë shpejt do vij për ju një mbrëmje e mbushur plot magji dhe emocione. Deri në prekje të kësaj nate ne i urojmë regjisorit e producentit Guga shumë suksese!

Please follow and like us: