Jozefina Topalli, eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi
Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.
Lajmi bëhet me dije nga Parlamenti malazez, teksa thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.
Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.
Jozefina Topalli ka patur nje karriere e gjate politike ne kohen kur PD-në e drejtonte Sali Berisha. Ajo ka qene n/kryetare e PD dhe kryetare parlamenti. Topalli pati perplasje me Bashen, ndersa u nuk u përfshi në listë për deputete ne zgjedhjet e vitit te kaluar.