Poezi nga Pano Ceka
…
I panjohui, i huaji më foli
Trupi m’u drodh…
Ish pjesë e shpirtit tim!!!
…
Në funeralin e hijes
trupi im ulërin.
Dielli në qiell
se si vezullon!!!
Trupi im klith.
Liria mërguar
si kurrë më parë!
…
Qiell pa re
Si tokë mistike pa pronar.
Luftë e patraktat
Mes trupit dhe shpirtit!
…
Sonte dua t’i fal qiellit
bukurinë e puthjes tënde.
Kështu edhe retë do të të dashurojnë!
Sikur ato trëndafila
që puthen fshehurazi
pas mureve të kopshtit tim…
Please follow and like us: