Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Shehu: NË MËDYSHJE

 

Te Parajs’ e zemrës sime
Ruaj të dashurit e mi.
Lus për ta
E bëj flijime,
Bie në gjunjë me nostalgji.

Bluaj ankthin tim kujisës
Shtegut të verbër i vetmuar.
Ah, se si më sillen tinëz
Moral thyesit e mallkuar!

Te lugin’ e Ferrit tim,
Nëpër zheg e nëpër shi,
Hiqen zvarrë pa pushim
Një mori me gjarpërinj.

Edhe rri krejt i vetmuar
Mu në breg të ankthit tim.
Mes Parajsës edhe Ferrit
Bëj durim e bëj durim.

Te Parajs’ e zemrës sime,
Te lugin’ e Ferrit tim,
Përtyp muzgje e agime,
Përtyp mall me pikëllim.

Please follow and like us: