Albspirit

Media/News/Publishing

Engel: Shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën – tradhti e BE


 Senatori republikan Eliot Engel ka thënë se është i zhgënjyer nga deklarata e komisionerit të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të bëhet para vitit 2020.

Në një postim në Twitter, Engel ka thënë se Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja për liberalizimin, prandaj shtyrjen e liberalizimit e ka quajtur tradhti të Bashkimit Evropian.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn, që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter./ylliria press/

Please follow and like us: