Qëlloi Ramën me këpucë, burg për Iljazin
“30 ditë heqje lirie”, është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama. 50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga Spitali i Traumës teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe. Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin, megjithatë, vetë reagimi i Ramës ishte i ashpër çka u pa edhe me mimikën e tij.
Please follow and like us: