Protesta e studentëve, Basha: Anulojmë ligjin për arsimin e lartë
Banorët e Astirit vazhdojnë me ngulm protestat e tyre për të kundërshtuar shembjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe. Edhe dje pranë tyre ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së foli për protestën e studentëve, duke thënë se është kundër ligjit për arsimin e lartë dhe se do ta anulojnë këtë ligj sapo t’u besohet qeveria. “Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Do ta anulojmë këtë ligj sapo te na besohet qeverisja me votë. Jemi në mbështetje te protestës se studenteve dhe të kujtdo proteste. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Kjo duhet të marrë fund!”, deklaroi Basha.
Please follow and like us: