Albspirit

Media/News/Publishing

OSHEE anulon kontratën me kompaninë fantazmë ‘Dunwell Haberman’

Thellohet skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kësaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve në emisionin “Të Paekspozuarit”, të cilat ngrinin hije të forta dyshimi se DH Albania është një kompani që e ka fituar garën me dokumente të faksifikuara.

Sipas të dhënave të siguruara në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, Operatori i Sistemit të Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH Albania një tender me vlerë 11 milionë euro. Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Pas lajmit ka reaguar edhe OST. Në njoftimin për mediat thuhet se kur u zbulua se kompania DH Albania kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA, ky institucion ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës.

REAGIMI

Sqarim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)

Referuar rastit të publikuar në median online për një kontratë që kompania DH Albania ka pasur me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST sqaron se që në momentin kur është njohur me përmbajtjen e dokumenteve të shfaqura në emisionin “Te Paekspozuarit” në News24, ky institucion ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës.

Detajet e mëtejshme do bëhen të ditura në një komunikim të ditës së nesërme.

Please follow and like us: